Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Rumanisë, Viorica Dăncilă, gjatë vizitës së tij në Bukuresht.
Gjatë takimit me kryeministren rumune, është diskutuar dhe çështja e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ku Balla ka deklaruar se të dy këto vende i kanë përmbushur detyrat.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim”, ka thënë Balla, teksa ka marrë pjesë në Forumin Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”.
Mesazhi i Ballës në “Facebook”:
Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik. Gjatë vizitës në Bukuresht u prita në një takim nga Kryeministrja e Rumanisë zonja Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu. Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare.
Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me inicijativën e Kryeministres Dăncilă u mbajt Forumi Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”. Duke marrë fjalën në këtë forum u shpreha se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.
Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstra Dăncilă është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sukurse edhe të Parlamentit Europian.
Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart.
Është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”.
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...