Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka takuar në Uashington kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan John Moolennar ku është diskutuar mbi keqpërdorimin e rrjeteve sociale dhe verifikim të moshës së përdoruesve të internetit.
Sipas Ballës, ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.
“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët”, nënvizoi ministri i Brendshëm pas takimit me zyrtarin amerikan.
Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore.
Kongresmeni Moolenaar është një zyrtar i njohur dhe mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Michigan.
/rtsh.al/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League