Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.
Balla theksoi se bashkëpunime ka jo vetëm me vendet partnere, por edhe me vende të tjera, kjo me qëllimin për të luftuar krimin dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik.
Ndër të tjera ministri i Brendshëm nënvizoi si një shqetësim edhe armëmbajtjen pa leje për të cilën tha se duhet më shumë punë për të luftuar këtë fenomen.
“Po punojmë për të rritur bashkëpunimin policor jo vetëm me agjencitë ndërkombëtare partnere por edhe me vende të ndryshme. Shumë shpejt do të vijmë me marrëveshje bashkëpunimi policor edhe me vende të tjera duke u fokusuar tek lufta kundër krimit dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik. Kjo marrëveshje me Moldavinë synon bashkëpunim më të mirë me krimin ndërkufitar me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, drogave sintetike, pastrimin e parave, shfrytëzimi seksual i fëmijëve. Armëmbajtja pa leje është kthyer në problem, duhet më shumë prezencë e policisë për ta luftuar këtë fenomen, sepse është nga burimet kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale në vend dhe duke e luftuar këtë fenomen ke parandaluar shumë ngjarje të rënda kriminale”, tha Balla./abcnews.al/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...