Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë sot në Kamëz, ku bashkë me kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë të tjerë kanë parë nga afër gjendjen e banesave të prekura nga tërmeti.
Balla deklaron se po vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit.
“Vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe në Bashkinë Kamëz. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë ishim në disa zona të prekura. Ndërkohë fillon brenda javës ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit. Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm ????#ShqipëriSolidare?”, shkruan Balla.
Ndërkohë që kreu i Bashkisë së Kamzës ka treguar masat e marra nga bashkia menjëherë pas tërmetit që me evidentimin e problematikave, sigurimin e ushqimit, veshjeve e gjithçka të nevojshme për banorët e prekur nga tërmeti.
Balla deklaroi se është shumë e rëndësishme që familjet e prekura nga tërmeti t’i kthehen normalitetit dhe bashkia duhet t’u qëndrojë afër. Sa i përket familjeve që janë në çadra, Balla ka porositur kreun e Bashkisë Kamës se brenda javës duhet të vendosen në banesa me qira.
“Duhet të nxisim të gjithë të kthehemi në normalitet aty ku dëmet e banesave nuk janë të tilla që kanë bërë të pabanueshme banesat, pra nuk kanë prekur strukturën dhe për asnjë moment nuk vihet në rrezik jeta e qytetarëve. Ju do të vijoni procesin e vlerësimit të të gjitha dëmeve. U informuar që janë dy kopshte të cilat janë në situatë të vështirë dhe që duhet urgjentisht të gjeni dy ambiente të tjera me qira që procesi i edukimit të fëmijëve të mos ndërpritet për asnjë moment por të vijojë normalisht. Pjesa e furnizimit me ndihma ushqimore dhe gjithçka tjetër në koordinim me shtabin qendror të qeverisë duhet të vijojë për të garantuar që familjet e prekura nga situata e tërmetit dhe dëmtimi i banesave të mos iu mungojë asgjë.
E rëndësishme është që nuk ka më hapësirë për panik. Është shumë e rëndësishme që jeta normale të rifillojë. Për familjet në kushte të vështira të vijojë kujdesi nga ana e bashkisë. Familjet që janë në çadër përkohësisht brenda javës duhet të bisedohet për t’i sistemuar me qira në ambiente. Këshilli Bashkiak edhe pse e dimë që ke trashëguar një bashki të varfër ose më mirë të falimentuar për shkak të borxheve të mëdha duhet që brenda atyre mundësi, edhe me mbështetjen e biznesit dhe të vetë familjeve që ofrohen t’u gjejmë për t’i sistemuar përkohësisht në banesa me qira”, ishte porosia e Ballës./BW
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...