Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla kërkoi që shqiptarët që jetojnë jashtë të bëjnë regjistrimin e adresave të tyre përmes aplikacionit e-Albania, në mënyrë që të kuptohet më mirë shtrirja e shqiptarëve jashtë vendit për të siguruar votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Balla tha se ka ardhur koha të sigurohet vota e emigrantëve dhe se PS kërkon ta bëjë këtë me postë siç vepron edhe Kosova. Këto deklarata Balla i bëri gatë një takimi me të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë.
“Përfitoj nga ky komunikim publik që ta ribëjë edhe njëherë këtë thirrje, mjafton të hysh në portalin e e-Albania, aty ka një seksion të veçantë për regjistrimin e bashkatdhetarëve, që jetojnë jashtë territorit dhe mjafton një kontratë qiraje ku është e vendosur adresa. Mjafton një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm apo energjie elektrike të asaj banese ku ti jeton dhe aty mund të regjistrosh veten dhe të gjithë anëtarët e familjes tënde që ti jeton. Pse kjo është e rëndësishme? Sepse duhet të kuptojmë me këtë shtrirje të madhe që kanë qytetarët shqiptarë, e vetmja mënyrë për të organizuar pjesëmarrjen e tyre në votime është me postë, siç e ka edhe Kosova, edhe siç e kanë edhe shumë vende. Atëherë që ne të të sjellim fletën e votimit duhet të na japësh adresën që ne ta sjellim. Kështu që edhe KQZ e ka nënvizuar këtë si një nevojë. Unë mendoj që janë pjekur të gjitha kushtet që kjo të ndodhi, por natyrshëm duhet të jetë e organizuar në atë mënyrë, që të garantojë integritetin e plotë të një procesi zgjedhor dhe besoj që edhe opozita, sepse në fund të fundit këtu duhet edhe dakordësi politike, ta mbështesë dhe të eci përpara”, tha Balla.
Ministri Balla u shpreh optimist edhe për ecurinë e vendit drejt familjes së BE-së, ndërsa ftoi të rinjtë ta shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun.
“Po të shihni hartën, do vëreni se jemi të rrethuar nga të gjitha krahët me vende të BE-së, duke lënë në këtë zonë pak vende që nuk janë anëtare. BE-ja duhet ta tejkalojë këtë nonsens dhe t’i japë formë Europës, ku ne kemi qenë historikisht. Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve. Industria e turizmit është shndërruar në një prej motorëve kryesorë të zhvillimi ekonomik, social etj. Presim që ky vit të shënojë një tjetër rekord historik të vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri, rreth 14 milion, që do të thotë 5 herë më shumë se sa janë rezidentë në vend”, nënvizoi ministri.
Më tej tregoi se është e pamundur të përballohet fluksi i pushuesve gjatë verës, ndaj janë zhvendosur një numër punonjësish policie në zona bregdetare.
“1600 punonjës policie zhvendosen nga vendet ku shërbejnë, në zonat turistike pranë detit. Ne u bëjmë apel gjithë shtetasve shqiptarë të respektojnë këtë traditë të mirë tonën që e konsiderojnë mikun si zot në shtëpinë e tyre. Në po bëjmë gjithçka që turisti të konsiderohet në njëfarë kuptimi si ‘objekt i rëndësisë së veçantë’, i cili mbrohet edhe nga qytetarët, edhe nga agjencitë ligjzbatuese. Një gjë mund t’jua them më shumë krenari, vajzat që janë këtu, mund të lëvizin 24 orë në çdo cep të Tiranës, në çdo rrethinë dhe nuk u ndodh gjë! Vetëm! Sipas sondazheve, 87% e qytetarëve shprehen se siguria në rrugë e komunitete është shumë e lartë”, tha Balla.
Ministri pohoi nevojën për djem e vajza të specializuar, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit./rtsh.al/
Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore pë...
Doni të jeni më të lumtur? Ja pesë hapa për ta arritur këtë
Haradinaj në Pejë zotohet për mbështetje të pakompromis ndaj...
UEFA dënon Kosovën me 13 mijë euro, Jashari humbet ndeshjet ...
Prishtina festive, qindra qytetarë mblidhen në sheshin “Xhor...
Katër shenjat e zodiakut që do të takojnë dashurinë e re në ...