Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit ashtu si për të gjithë administratën.
Sipas Ballës, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës për sigurinë publike. Ai vuri në dukje se ky sezon turistik u përballua me sukses nga policia ndërsa theksoi se nuk është shënuar asgjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve që ka kanë vizituar Shqipërinë këtë sezon veror që kaloi.
Për këtë arsye, Balla tha se më 31 dhjetor do të mikpritet edhe turisti i 10 miliontë që hyn në Shqipëri.
“Në 1 korrik të vitit të ardhshëm me fondin që kemi vendosur në dispozicion në buxhetin e shtetit prej 400 milionë euro për rritjen e pagave në të gjithë administratën e shtetit, Policia e Shtetit të marrë vlerësimin që i takon edhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse në garantimin e sigurisë publike në vend gjatë këtij viti të rëndësishëm ku përballuam një sezon turistik si asnjëherë më parë.
Në 31 dhjetor do të jemi në Rinas për të pritur turistin e 10 miliontë që viziton Shqipërinë dhe e kemi përballuar këtë sfidë të madhe me të njëjtën organikë policisë së Shtetit dhe me asnjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve që vijnë në Shqipëri, si shprehja më e mirë e besës së shqiptarit, që teksa viziton Shqipërinë ke besën e shqiptarit dhe besën e Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla gjatë aktivitetit mbi nisjen e programit qeveritar për dhënien e kredive të buta për mjekët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët./rtsh.al/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...