Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, deklaroi në një dalje për mediat se në 14 maj 2023 kur do të mbahen edhe zgjedhjet vendore, votimet do të bëhen në 61 bashkitë e vendit, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë ndryshim të hartës territoriale.
“Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, deklaroi Balla.
Balla i bëri thirrje kreu të Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të nisë hetimet për çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike.
“PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime, pasi ka ndodhur, dhe në një vend anëtar të NATO-s si Shqiperia, keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje zotit Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare duhet që kjo prokurori të hetoje menjëherë këtë çështje. Duhet të Urgjent të thirren Basha, Berisha dhe të gjithë ata që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse”, tha Balla.
Balla ka thënë se qeveria nuk do të tërhiqet nga amnistia fiskale pavarësisht kritikave të shumta edhe nga ndërkombëtarët pasi sipas tij në kushtet e luftës, nevoja për amnistinë fiskale është çdo ditë më e madhe.
Lidhur me kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një shtesë buxheti në mënyrë që të përballohen kostot e votimit dhe numërimit elektronik, Balla tha se kjo është një çështje që do të vazhdojë të diskutohet./ rtsh.al/
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...
ZYRTARE: FC Feronikeli 74 tërhiqet nga garat
Kurti në Zvicër, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kos...