Balla krenar me sjelljet e tifozëve shqiptarë në Dortmund

17:16 | 16 Qershor 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se efektivët e Policisë së Shtetit po punojnë së bashku me kolegët gjermanë për garantimin e rregullit dhe sigurisë së Dortmund.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla u shpreh krenarë me sjelljen e tifozëve shqiptarë në rrugë dhe në shkallët e stadiumit, shkruan Arbresh.info.

“Efektivët e Policisë së Shtetit punojnë sëbashku më kolegët e tyre gjermanë për garantimin e rregullit dhe sigurisë Dortmund. Shumë krenar për sjelljen e tifozëve shqiptarë në rrugë dhe në shkallët e stadiumit.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme