Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që ti respektojnë rregullat e trafikut si dhe të mos e kalojnë shpejtësinë e normave të lejuara.
Në rrjetin social Facebook, Balla ka publikuar një video ku shihen automjetet të cilat lëvizin në 191 km/h, shpejtësia e të cilave është konsistuar nga mjetet inteligjente të Policisë së Shtetit, nga Levani deri në Rrugën e Kombit.
Sipas tij, kjo shpejtësi paraqet rrezik të madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.
“KUJDES!!! Nxitimi dhe tejkalimi i shpejtësisë nuk ju ndihmojnë të arrini më shpejt. Shpejtësi tej normave të lejuara si në videon bashkangjitur prej 191 km/orë, të konstatuara nga mjetet inteligjente, nga Levani deri në Rrugën e Kombit, paraqesin rrezik të madh për të gjithë përdoruesit e rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Balla./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...