Google ADS

Balla inspekton argjinaturën mbrojtëse të Shushicës

15:37 | 31 Mars 2019
Arbresh.info

Ka nisur ndërtimi i argjinaturës së Shkumbinit në njësinë administrative të Shushicës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla gjatë inspektimit të punimeve tha se ky është viti i tretë që investohet në këtë argjinaturë.

Tokat dhe shtëpitë e banorëve të Shushicës duket se do ti shpëtojnë përmbytjeve nga lumi Shkumbin. Të paktën kështu iu tha nga numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Ky është viti i tretë radhazi që investohet në argjinaturën e lumit Shkumbin. Ne sot erdhëm për të parë punimet që janë bërë. Janë hedhur goxha para’ për të bërë këtë pritë. Të gjithë e dimë se kur Shushica ishte komunë mundësia për të bërë këtë investim ishte zero. U desh të bëhej reforma administrativo- territoriale në vitin 2015 për ta futur fshatin tuaj pjesë të Bashkisë Elbasan. Është detyra që po bëjmë dhe për të cilën ju na keni votuar. Sot unë jam shumë krenar të them se ne kemi shpëtuar nga përmbytjet sa e sa hektarë tokë”.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh se ky problem ishte ngritur nga vetë banorët gjatë takimeve të bashkëqeverisjes me qytetarët.

“Ky investim ka hequr rrezikun e erozionit ka hequr rrezikun e përmbytjes së tokave. Të njëjtin projekt ne do fillojmë këtë vit edhe për lagjen Baldavere të Shushicës që është një projekt prej 430 milion lekësh të vjetra”.

Pritet që me ndërtimin e argjinaturës së re të hiqet rreziku 30 vjecar i përmbytjeve nga lumi Shkumbin, sidomos në periudhën e prurjeve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme