Teksa dita ditës rritet numri i personave që kalojnë kufirin me Greqinë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Ministri kërkoi rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.
“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri./abcnews.al
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...