Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë mbështetjen e plotë dhe pa asnjë dallim për të çuar përpara Paketën e Sigurisë në Shkolla.
“Dua ti kërkoj Kuvendit mbështetjen e plotë pa asnjë dallim të majtë, të djathtë, mazhorancë, opozitë për ta çuar përpara të gjithë sëbashku këtë PAKETË TË SIGURISË NË SHKOLLA”, ka thënë Balla në mbledhjen e sotme të Kuvendit, përcjell Arbresh.info.
Kujtojmë që autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar 233 persona në kuadër të një operacioni antidrogë, që ëhstë zhvilluar një javë më parë.
Balla konsideroi alarmues faktin që po rritet numri i të rinjve që përdorin substanca narkotike.
“Përdorimi i drogave nga të rinjtë po rritet, dhe po ulet mosha e atyre që po përdorin për herë të parë lëndë narkotike, duke e nisur në shkolla. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike. Edhe sot gjatë operacionit të Policisë janë zbuluar lloje drogash që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Ky është një lloj alarmi për institucionet, prindërit dhe shoqëria duhet të reagojnë së bashku.”
Ai kishte thënë se pikërisht për këtë arsye e ka shpallur një plan të ri masash sigurie në shkolla, në nisje të vitit të ri shkollor.
Sipas tij, Ministria e Brendshme është e angazhuar për ta vijuar këtë luftë deri në qelizën e fundit.
Kujtojmë që autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar 233 persona në kuadër të një operacioni antidrogë, që ëhstë zhvilluar një javë më parë.
Balla konsideroi alarmues faktin që po rritet numri i të rinjve që përdorin substanca narkotike.
“Përdorimi i drogave nga të rinjtë po rritet, dhe po ulet mosha e atyre që po përdorin për herë të parë lëndë narkotike, duke e nisur në shkolla. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike. Edhe sot gjatë operacionit të Policisë janë zbuluar lloje drogash që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Ky është një lloj alarmi për institucionet, prindërit dhe shoqëria duhet të reagojnë së bashku.”
Ai kishte thënë se pikërisht për këtë arsye e ka shpallur një plan të ri masash sigurie në shkolla, në nisje të vitit të ri shkollor.
Sipas tij, Ministria e Brendshme është e angazhuar për ta vijuar këtë luftë deri në qelizën e fundit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...