Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të policisë në Fier.
Pas këtij takimi ka zhvilluar edhe një komunikim me gazetarët, duke u shprehur se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit vazhdon të intensifikohet duke bërë ndryshimet e nevojshme.
Balla gjithashtu i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit që të respektojnë vetëm ligjin dhe të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme”, ka thënë më tej ministri Balla, duke shtuar: ” Zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre./abcnews.al
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi