Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke komentuar situatën politikë në vend, është shprehur se opozita dihet të heqë dorë nga bllokimi i godinave të bashkisë, siç ishte dhe rasi i fundit në bashkinë e Kamzës.
Balla i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe gjithë opozitës, të heqin dorë nga urdhrat.
Duke marrë shkasë nga situata aktuale politike, Balla ka kujtuar kohën në të cilën ishte pjesë e kabinetit Fatos Nano.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi gjatë një interviste televizive se 3 muaj para se të dorëzonte pushtetin e gjithë qeveria “Nano” kishte bërë një punë intensive për përgatitjen e dosjeve.
“PD të heqë dorë nga urdhrat. Më thanë sot se Mziu është urdhëruar nga Basha për të mos liruar zyrën. Kam punuar na kabinetin e Fatos Nanos dhe them që 3 muaj para dorëzimit të pushtetit kanë qenë intensive për përgatitjen e dosjeve. Ky është një mandat i rëndësishëm dhe i veçantë, pasi edhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin të veçanta. Ishin përgjegjësi e madhe për ne. Niveli i papastërtive ishte i tmerrshëm, ka disa punë konkrete. PD në gjithë këto vite nuk arriti të kishte një model të vetin të qeverisjes vendore. Ne kemi plot modele të suksesshme të qeverisjes dhe jam shpresëplotë se në 60 bashkisë ku PS qeveris do mundohemi ta zgjerojmë këtë model të mirë. Këto modele na kanë bërë të jemi të vetëdijshëm për nevojën për t’iu shërbyer njerëzve me seriozitet dhe përkushtim. Jam njohur sot në disa bashki ku kanë qeverisur përfaqësues të opozitës, PD e LSI, me kontrata të paligjshme të lidhura dhe në orët e fundit të largimit, që janë të dëmshme. Është detyrë e kryetarëve të rinj që t’i bëjnë publike”, tha Balla.
Balla ka komentuar dhe vendimet e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili t’i kthejë mazhorancës ligje në Kuvend. Ai tha se Meta tashmë është i parashikueshëm dhe shuhet qartë se presidenti është pozicionuar kundre qeverisë “Rama”.
“Ky President nuk është më i paparashikueshëm. Edhe kur është në majë të malit, nxjerr dekrete dhe kjo bën të kesh dyshime për mënyrën e funksionimit të zyrës së tij. Por kur ka bërë faje më të rënda, këto të voglat nuk na bëjnë më përshtypje. Dua të sqaroj gafën skandaloze të bërë nga Presidenti, i njoftuar sot me dekretin për ta kthyer në Kuvend. Klasa e parë e fillores e di mirë se një ligj mund të hyjë në fuqi ditën që Presidenti jep dakordësimin, ose 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ligji ka qenë që prej muajit shkurt dhe kam kërkuar të hyjë në fuqi edhe me pëlqimin e opozitës. Me këtë President Republike, gjithçka kthehet mbrapsht. Meta e pranon që ligji është i mirë. Me ç’sy e faqe mund t’i dalë para popullit ky President e t’iu thotë arsyen e kthimit të ligjit?”, deklaroi Balla.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...