Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka paralajmëruar të gjithë shoferët që parkojnë në vendet e gabuara se mjetet do t’u zhvendosen me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do t’u bllokohen.
“Numri i madh i masave për shkeljet e qarkullimit rrugor ditën e djeshme (26 Shtator 2023) në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, shkroi Balla./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...