Balla bën apel te qytetarët: Vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit

17:16 | 11 Mars 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka apel te qytetarët që të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Balla me anë të një postimi në Facebook, tha se moszbatimi i rregullave nga të gjithë përdoruesit e rrugës rrit pasigurinë e jetës në rrugë, shkruan Arbresh.info.

“Vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit! Moszbatimi i rregullave nga të gjithë përdoruesit e rrugës rrit pasigurinë e jetës në rrugë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme