Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për disa operacione gjatë 24 orëve të fundit.
Balla tha se publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje, e cila sipas tij mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit
“Duke ju uruar një fund jave të qetë dhe të bukur, dua të përgëzoj Policinë e Shtetit për disa operacione të suksesshme gjatë 24 orëve të fundit kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ndaj personave që i fshihen drejtësisë. Publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje, e cila mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”, shkruan Balla./Arbresh.info/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...