Balla: Akuzat e Doris Pack, justifikime për bojkotin e opozitës

15:31 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Socialiste(PS), Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi të martën ndaj deklaratave të europarlamentares Doris Pack, duke i konsideruar ato “përpjekje për të justifikuar bojkotin e PD-së”.

Akuzave të Pack se qeveria shqiptare është e lidhur me krimin, Balla i përgjigjet se ato “nuk i dekurajojnë shqiptarët që të votojnë më 18 qershor”.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve të vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun. Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack, për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës dhe për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam”, shkruan Balla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme