Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se aeroporti “Nënë Tereza”, ka shënuar një tjetër rekord.
Balla njofton se gjatë janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve.
Kurse në vitin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti
“Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse shënon një tjetër rekord
Gjatë janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti”, shkruan Balla në Facebook.
Ministri i brendshëm shqiptar thotë se punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë.
Kurse tha se gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar.
“Punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit nga atdheu i shqiponjave. Prandaj çdo ditë i kërkoj të dëshmojnë me sjelljen e tyre se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut. Gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse”, shkruan ai./Arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi