Specialistët e sigurisë dhe privatësisë japin alarmin për lundrimin e fëmijëve në internet jashtë kontrollit të prindërve, duke u bërë kështu pre e lojërave të rrezikshme, siç është edhe ajo e “balenës blu”.
Ata thonë se adoleshentët e përbuzur janë gjahu kryesor i “balenës blu”. Specialistët shpjegojnë çfarë është loja “vrasëse” që përfshin plot 50 faza dhe si nis ajo.
Adoleshentët e përbuzur nga familja dhe shoqëria janë preja kryesore e lojës vrasëse “balena blu”, që tashmë ka shënuar rastin e dytë edhe në vendin tonë. Specialistët thonë se për t’u përfshirë në këtë lojë gllabëruese mjafton vetëm aksesi në internet.
“Këta fëmijë apo adoleshentë, të cilët kryesisht kishin probleme me idendidetin e tyre, ishin fëmijë të përbuzur nga familja, shoqëria nga rrethi i tyre dhe ata gjetën vetveten në këtë lojë.
Organizatorët e kësaj loje e shfrytëzuan këtë dobësi. Ata mundohen të marrin akses kudo që ti të jesh, nuk është vetëm facebook, ata aksesohen edhe nga yuo tube, rrjete të tjera tëitter, instagram, kudo ku ka masivizëm ata janë aty”, pohon Edmond Liçaj, specialist pranë Komunitetit Siguria dhe Privatësia në Internet, SPI.
Po çfarë është loja vrasëse që përfshin plot 50 faza dhe si nis ajo: “Balena blu është një lojë e cila nis me një ftesë, kërkesë miqësie nga një njeri i panjohur dhe më vonë ai të blen mendjen, të shikon se si e sheh botën, si i kupton gjërat, nga çfarë familje je i rrethuar, ai mer informacione të detajuara rreth teje dhe ti përfshihesh në lojë. Ai të bën disa testime, loja ka gati 50 nivele dhe niveli më i rrezikshëm është i parafundit, në të cilën adoleshentët përfshihen në lojë duke bërë tatuazh balenën blu me sende të forta, thika etj. Në fund, fituesi i lojës është ai që vetëvritet”, shpjegon Liçaj.
Specialistët e sigurisë dhe privatësisë këshillojnë që çdo person i rritur apo fëmijë të ketë kujdes me informacionet që shpërndan në internet. “Familja, ata duhet të jenë mbikëqyrës në këtë proces.
Gjithashtu, një pjesë e shumë e rëndësishme është ndërgjegjësimi personal që çdo fëmijë apo i rritur duhet të ketë informacione rreth informacioneve që jep në internet. Sa më i rezervuar të jesh me informacionet që jep në internet aq më i sigurt do jesh”, thekson Liçaj. Krahas dy rasteve të konstatuara si viktima të balenës blu në vend, edhe dy fëmijë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë bërë pjesë e saj./Ora
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...