Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar, ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.
Begaj thotë se Gjermania ka qenë një mbështetëse e rëndësishme në hapat integrues të Shqipërisë në anëtarësimin e Bashkimit Evropian.
“Gjermania ka qenë një mbështetëse e rëndësishme në hapat integrues të Shqipërisë dhe është një përkrahëse e fortë e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info.
Tutje Begaj, thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera.
“Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndaj ne jemi të përkushtuar ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi”, përfundoi Begaj./Arbresh.info
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...