Google ADS

Babë e bir i rrëmbeu përroi në Shkodër, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje

11:32 | 24 Nëntor 2022
A. B.

Deputetet në Kuvendin e Shqipërisë kanë mbajtur 1 minutë heshtje për babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër.

Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë të Malësisë së Madhe.

Ata u gjetën pajetë një ditë pasi rrjedha e përroi të Thatë i përpiu bashkë me makinën e tyre.

Në këtë makinë me Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, ndodhej edhe vajza e familjes e cila ishte e vetmja që mundi të shpëtonte.

Përroi i Thatë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme