Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga komshiu në Tiranë

18:27 | 1 Janar 2025
E.G

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi” në kryeqytet.

Në hyrje të pallatit ku banojnë, 34-vjeçari me iniciale K.Th. ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij, qytetarin me iniciale M.N. dhe me sende të forta të birin e të dëmtuarit.

Babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme