“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit”, kështu u shpreh babai i Bledar Okshtunit, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së në Kavajë.
Vullnet Okshtuni, mes tensioneve dhe merakut për shëndetin e të birit, tregoi se ngjarja kishte ndodhur brenda shtabit elektoral, atje ku mblidheshin në çdo kohë.
Mes të tjerash ai pohoi se djali kishte marrë një plumb në këmbë dhe se ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtoi se nuk kanë konflikte personale me askënd dhe se nuk do të reshtin së mbështeturit PD-në.
“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Jam demokrat që prej fillimit edhe djali ka lindur demokrat. Jemi të angazhuar si fis pranë PD-së. Unë mësova se ngjarja ka ndodhur brenda në shtabin elektoral, ku ne qëndrojmë për çdo ditë. Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës dhe nuk tërhiqemi para asnjë presioni. Djali është mirë, ka vetëm një plumb në këmbë. Ne si familje do vazhdojmë të jemi me PD. S’dua të komentoj në lidhje me agresorët, por ne nuk kemi konflikte personale me askënd. Nuk dimë se ça ka ndodhur mirë”, tha babai i të plagosurit teksa qëndronte jashtë ambienteve të spitalit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...