Babai i Florenc Beqirit, 23-vjeçarit shkodran që ka mbërritur me arkivol sot në shtëpinë e tij në Shkodër, ka kërkuar drejtësi për të birin.
Teksa ka sjellë të pajetë të birin nga Franca në Shqipëri, babai i Florenc Beqirajt ka apeluar sërish për drejtësi për vdekjen e të birit.
“Dua drejtësi. Djali kishte shenja dhune. Unë nuk kam firmosur sepse nuk mund ta mbys me duart e mia.
Nuk e di pse ia hoqën tubat e oksigjenit.
Falënderoj presidentin dhe gjithë ata që na ndihmuan”, tha Gëzim Beqiraj, pasi mbërriti në Shqipëri me trupin e pajetë të të birit 23-vjeçar.
Florenc Beqiraj humbi jetën në rrethana misterioze në Francë, ku ndodhej për të ndjekur ëndrrën për një jetë më të mirë./syri.net
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...