Familjarë të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për plagosjen rëndë të efektives së repartit Shqiponja, në protesten para parlamentit, ndjehen të tronditur për atë që ndodhi.
Të shqetësuar, ata shprehen se i afërmi i tyre nuk kishte dalë në protestë për të plagosur askënd, por për të mbrojtur nga prishja, shtëpinë e tij që e ka me letra.
Jashtë kamerave, babai i Danielit, Viktor Drobaj shprehet se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar. Ai i tha Top Channel se të birin në qelitë e policisë ia kanë dhunuar, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.
Nga ana tjetër burime pranë oganit të akuzës janë shprehur për Top Channel se Dobraj ka pranuar se kishte hedhur kapsollën që plagosi oficeren e repartit Shqiponja, por ka deklaruar se nuk e kishte hedhur me qëllim për të shkaktuar plagosjen.
Përveç akuzës për plagosje të rëndë, ndaj 18-vjeçarit është ngritur edhe akuza për godtije dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, pasi siç shihet edhe nga pamjet, Drobaj ka goditur punonjësit e policisë.
Ai madje është ndaluar nga policia pak pas protestës, por ndërhyrja e deputetëve të LSI-së, ka bërë që të largohej nga vendi i ngjarjes në atë moment, për t’u arrestuar më vonë./tch/
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...