Roli i Shqipërisë në sigurinë energjetike të Evropës do të rritet akoma edhe më shumë përmes gazsjellësit TAP.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj, nga ku theksoi se shumë shpejt do të dyfishohet sasia e gazit që Azerbajxhani sjell në Evropë përmes TAP-it.
“Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për gazsjellësin TAP. Ka pasur një takim të këshillit të 1000 përfaqësuesve të gazit. Gazi natyror po kontribuon për sigurinë energjetike të Evropës. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunimin strategjik. Kemi planin të dyfishojmë vëllimin me gaz për Evropën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do t’i japë kontribut shtesë Shqipërisë”, tha Aliev, raporton “Euronews Albania”.
Sakaq, për presidentin e Shqipërisë Begaj, rritja e bashkëpunimit “me një vend mik si Azerbajxhani” është me rëndësi strategjike.
“Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë më e rëndësishëm. TAP p.sh. e bën vendin tonë një shpërndarës të interesave strategjike”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme