Prostitucioni është i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë janë të shumta rastet në të cilat ushtrohet. Disa janë publikuar në media. Në emisionin “Opinion”në TV Klan u diskutua këtë të mërkurë rreth kësaj çështje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, avokatja Enida Bozheku, tregoi se çfarë dënimesh jepen për prostitutat nga gjykata. Ajo u shpreh se në përgjithësi shikohet niveli ekonomik që ka personi që është vënë në pranga.
Ndërkohë, sipas avokates, prostitutat e klasit nuk dënohen, për shkak se shkojnë me njerëz të pushtetshëm dhe mbrohen.
“Varet. Duke qenë se këtu prostitucioni është vajzë ose grua, unë do të thoja edhe meshkuj… Përtej kësaj do thoja që tendenca tek femrat varet tek mosha, është me ndonjë gjobitje. Kjo varet në nivelin ekonomik për të paguar. Do të thotë varet çfarë prostitute është. Është prostitutë klasi, apo jo. Prostituta e klasit, për aq kohë sa merr atë lloj shifrash do të thotë që shkon me njerëz të pushtetshëm ndërsa njerëz të pushtetshëm në një situatë, në të cilën prostitucioni në të dyja anët është i ndaluar, do të thotë që mbrohet”, tha avokatja.
Në raste të tjera, tek ndëshkimi i prostitucionit ndikon edhe se çfarë gjykatësi ke përballë, mashkull ose femër. Sipas avokates, gjykatëset femra kanë tendencën të jenë më tolerante, ndërsa gjykatësit meshkujt më të ashpër.
“Varet se kush ndëshkon. Është gjykatësi mashkull apo femër. Ka edhe kjo impaktin e vet psikik. Ka shumë të bëjë. Varet nga niveli moral personal i gjykatës kur vlerëson situatën, por femrat kanë tendencën që të jenë më pak tolerante ndërsa meshkujt për të treguar idenë e burrnisë tregohen pak më të ashpër”, tha Bozheku.
Ajo shtoi më tej se personat që paguajnë për shërbimin e prostitucionit nuk dënohen. Avokatja tha se prostitutat shpeshherë i mbrojnë, për shkak të pasojave që mund të vijnë mbrapa.
Ndërsa personat që organizojnë prostitucionin dënohen nga 2 deri në 5 vite burg dhe nuk ndaj tyre nuk ka gjobë. Sipas avokates, ata që organizojnë prostitucion janë në përgjithësi njerëz të njohur, me profile publike.
“Përgjithësisht ata që e organizojnë janë individë të tretë, që rrallëherë janë prezentë. Janë njerëz me kontakte dhe rrjet shumë të gjerë shoqëror. Janë njerëz me profile publike, kryesisht të njohur. Pra që duhet të jenë në ambiente. Janë njerëz brenda shoqërisë tonë, të njohur”, tha Bozheku./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...