Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka përcaktuar edhe emrat e rinj të Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtari me shumë vite eksperiencë në KQZ, Klement Zguri do të votohet nesër si kryetar i këtij institucioni, shkruan albeu.
Në të njëjtën kohë mësohet se Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa cështje të Partisë Demokratike, do të propozohet si Avokate e Popullit.
Ajo ka qenë avokate e ish-kryeministrit, Sali Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij për shpifje vite më parë nga Aneta Rama, e ëma e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha në periudhën kur ai ishte ministër i Transporteve.
Gjithashtu Ballanca, ka qenë avokate edhe në gjyqin për pronat e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi duke qenë mbrojtësja e tij ligjore në Gjykatën e Lartë./Arbresh.info
Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e fil...
Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Fier, në kërkim autori
Roma fiton derbin ndaj Lazios
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...