Avokati i Popullit kërkon një hetim të plotë të situatës së krijuar pas nisjes së punës për zgjerimin e Unazës së Re. Përmes një njoftimi për mediat, institucioni i drejtuar nga Erinda Ballanca, bëri me dije se ka depozituar kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, dhe IKMT.
Angazhimi i Avokatit të Popullit për rastin ka nisur pak ditë para mbërritjes në institucion të një peticioni i nënshkruar nga më shumë se 200 qytetarë banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës.
Avokatja e Popullit e konsideron situatën të paralajmëruar, duke kujtuar se raporti i rekomandimeve të dërguara në të gjitha institucionet, përfshi Kuvendin e Shqipërisë, për përplasjen e ngjashme të banorëve të Shkozës gjatë ndërtimit të një tjetër segmenti të unazës ra në vesh të shurdhër.
“Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej Qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Madhe që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri”, thuhej në njoftim.
“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët. Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime”, thuhet në reagimin e AP-së.
Deri më tani plot 20 persona janë proceduar nga Policia e Tiranës pas protestave të banorëve në Unazën e Re dhe para Bashkisë së kryeqytetit. Ata procedohen për “tubim të paligjshëm” dhe “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...