Avokati i Popullit dorëzon në Kuvend listën e kandidatëve

08:31 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Avokati i Popullit dorëzoi pasditen e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë listat dhe dosjet e kandidatëve aplikues që shprehën interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Sipas një njoftimi për shtyp nga ky institucion, AP përcolli në Kuvendin e Shqipërisë edhe rekomandimet e hartuara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Në njoftim saktësohet se për vendet vakante aplikuan 193 persona për: anëtarë të komisionit; gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit; dhe komisionerit publik.

“Vlerësimi mbi përmbushjen e kritereve formale nga ana e kandidatëve u shoqërua me një intensitet të lartë pune për verifikimin e çdo dokumenti të paraqitur në dosje, nga secili prej tyre, dhe u monitorua në mënyrë të pandërprerë nga ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, deklaron Avokati i Popullit.

Institucioni në fjalë përpiloi dy lista: e para me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion; dhe e dyta me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere.

“Pas përfundimit të këtij procesi, listat dhe dokumentacioni përkatës iu dorëzua ekspertëve të ONM-së për verifikime të mëtejshme, proces ky që u përmbyll ditën e sotme”, vijon njoftimi zyrtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme