Ish-kryeministri i Shiqipërisë, Sali Berisha ka ankimuar masën e arrestit shtëpiak që u caktua ndaj tij 4 ditë më parë. Avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa vendimi I arsyetuar nuk është zbardhur ende nga gjykata.
Nga ana tjetër, Gjykata e posaçme ashpërsoi masën ndaj ish-kryeministrit duke pranuar kërkesën e SPAK që po e heton atë për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në lidhje me aferën për privatizimit e ish-kompleksit Partizani.
Sipas vendimit të gjyqtares Irena Gjoka, ish-kryeministri Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikëqyrje periodike policore dhe nuk duhet të kontaktojë me persona të tjerë përveç anëtarëve të familjes që gjenden në të njëjtën banesë me të./abcnews.al
Publikohet 11-shja startuese e Real Madridit për ndeshjen nd...
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës