Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të Spak, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.
Kërkesë është bërë të hënë, 15 janar, ndërsa mbetet në vendimarrjen e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.
Kujtojmë se GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.
Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...