Një avion privat ka bërë ulje urgjente këtë të hënë në Malësinë e Madhe.
Bëhet e ditur se rreth orës 09.00 të mëngjesit mjeti fluturues është pikasur nga barinjtë në Velipojën e Vermoshit.
“Nusja më hyri në shtëpi dhe më terrorizoi”, rrëfimi i të moshuarës.
Mësohet se pas një ore, piloti ka tentuar të ngrihet në ajër, por është përplasur me disa pemë.
“Disa minuta më vonë, në vendin e ngjarjes ka ardhur një fuoristradë dhe ka marrë dy personat që ndodheshin në aeroplan. Këta në makinë nuk lejuan që banorët e fshatit të afroheshin,” kështu është shprehur kryeplaku i Klemendit Prek Vata.
Blutë janë duke shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në lidhje me këtë incident ka reaguar për ABC dhe ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se “mjeti nuk është i joni”.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti, dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël. Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit,” thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...