Avioni i rrëzuar në Ishëm me 15 shtator është hequr dje nga vendi ku kishte rënë. Prokuroria dhe Gjykata kanë rënë dakord që avioni t’u dorëzohet pronarëve italianë.
Pasi është çmontuar avioni do të dërgohet në Itali me traget. Klubi i aeronautikës në Savo të Italisë pronarë të avionit të rrëzuar në Ishëm kanë këmbëngulur vazhdimisht për të tërhequr avionin nga Shqipëria.
Avioni ka qëndruar i bllokuar për 6 muaj në Ishëm pasi ushte pjesë e provave materiale të hetimit ndaj pilotit italian Guido Guidi i dyshuar për trafik droge dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptar.
Aero Club Savona ka kërkuar të marrë avionin pas do ta riparojë vetë mjetin fluturues.
Avioni i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë më 15 shtator.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...