Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar sot pamjet e ndërhyrjes nga ajri me avionin Canadair Cl 415, i ardhur Greqia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi ka bërë të ditur se ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
“Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve”, ka theksuar Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes ka folur edhe për situatën e zjarrit në zonën e Mrditës.
“Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë”, ka shtuar Peleshi. /arbresh.info/
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...