Aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar do të jetë nën vëzhgimin e radarëve të sofistikuar të shpejtësisë.
Policia Rrugore Tiranë bën të ditur se instalimi i radarëve të shpejtësisë do të ketë si qëllim përmirësimin e sigurisë në qarkullimin e automjeteve.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar”, njofton policia.
Sipas saj, këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurt për të gjithë.
“Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurt rrugor”, apelon policia./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...