Google ADS

Autobusët nga Kosova nuk lejohen të kalojën në rrugën “Pavarësia”

21:14 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur ditët e fundit nga pushuesit nga Kosova. S

ipas Janit, autobusët e turistëve nga Kosova duhet të kalojnë nëpër unazën e plazhit dhe të mbërrijnë nëpërmjet rrugëve dytësore të kësaj zone në afërsi të rrugës “Pavarësia”.

Ai pranon se nga vendimi i marrë prej institucioneve në Durrës përjashtohen autobusët me turistë që vijnë nga vende të tjera në plazhin e Durrësit.

Autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse – sipas prefektit – janë më të pakët në numër sesa autobusët me kosovarë.

Të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova, por edhe shoferët e tyre, nuk kanë qenë në dijeni të këtyre masave që mori pushteti lokal. Ata e konsiderojnë diskriminim bllokimin e rrugës “Pavarësia” në plazh për kalimin e autobusëve që mbërrijnë nga qytetet e Kosovës. /durreslajm/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme