Aurela Gaçe, e cila ka qenë një prej artistëve të shumtë që janë angazhuar në ndihmë të të prekurve nga tërmetet në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ritheksuar gatishmërinë e shqiptarëve për t’i ndalë në ndihmë njëri-tjetrit në momentet e vështira.
“Nuk më duket e udhës të tregoj ndihmën time, sepse kur bëhet diçka, bëhet jo për ta ditur të tjerët, por për shpirtin tim. Në këtë rast, më duhet ta bëj publike për arsye më të mëdha, por sigurisht edhe online siç e shikoni kam qenë anonim, por këtë rast e bëj për t’u bërë thirrje miqve, artistëve, e cilitdo që nëse e ka një mundësi, le të ndihmojmë të ndërtohen shtëpitë”.
“Qytete e fshatra, motra e vëllezër, fëmijë, nëna e baballarë të ngelur pa asgjë. Të tjerë humbën jetën. O Zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur të trishtuar në shpirt. Humbje e madhe njerëzore. Por, në këtë moment kaq të vështirë, ne i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri”.
“Në fatkeqësi, ne kishim nevojë për dorën e ngrohtë e ja, anembanë vendit janë hapur dyert e zemrat për ndihme, nga Kosova e Diaspora morëm kaq shumë po kaq shumë dashuri, sa zemra e trishtuar njëherësh u ngjall. Faleminderit. Fqinjët e vendit e shumë kombe miq të vendit tonë të vuajtur, ishin këtu. Faleminderit”.
“Në këtë rast, thjeshtë dua të bëj thirrje për ndihmë, sigurisht duke dhënë edhe vet ndihmën time e do të vazhdoj ta jap (sepse do të duhen muaj e muaj për t’u rimëkëmbur e ndihma nuk përfundon këtu). Zoti e bekoftë këtë popull të vuajtur, por kaq të bukur”.
“Edhe diçka. Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varfëri shpirtërore. Ne, jemi miliona zemra të bashkuara dhe fytyra jonë e vërtetë janë ata njerëz që pa u lodhur me vetëmohim, kanë ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, deri tek ata që ushqyen me dashuri të pakufi secilin në nevojë. Këta jemi ne. Popull i bukur”, ka shkruar Aurela në një postim në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B5dgABKgwT3/?utm_source=ig_embed
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...