Paraditen e së shtunës, besimtarët ortodoksë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Teodorit, ku janë lutur e kanë ndezur qirinj.
Prifti i kësaj kishe, at Kostandini, në mesazhin drejtuar besimtarëve ngriti edhe një shqetësim: atë të mungesës së mjediseve të mjaftueshme të kishës dhe të një katedraleje në Vlorë.
“Shumica e besimtarëve mbeten jashtë në rrugë. Kemi kohë që e kërkojmë, por nuk është bërë asgjë”, tha at Kostandini.
Një natë më parë, besimtarët ortodoksë kremtuan “Të premtën e zezë”, e cila nisi me meshën tradicionale dhe u pasua me ecjen nëpër rrugët e qytetit, një rit që simbolizon dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Edhe në Korçë, pasditen e së premtes, Mitropolia e Shenjtë udhëhoqi ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin simbolik të Krishtit, pjesë e së cilës janë bërë qindra qytetarë të Korçës, por edhe mjaft vizitorë të ardhur nga qytete të tjera të vendit.
Me një parakalim të heshtur, qindra persona kanë bërë ecjen tradicionale në dy bulevardet kryesore të qytetit.
Ritet fetare të “së premtes së zezë” janë mbajtur edhe në Katedralen e Shën Spridhonit, nga ka nisur procesioni i udhëhequr nga peshkopi i Beratit, Kaninës dhe të gjithë Jugut, Imzot Ignati, për të përfunduar në Katedralen e Shën Dhimitrit.
Kjo festë shoqërohet me lyerjen e vezëve me bojë të kuqe, ngjyra që simbozizon gjakun e derdhur të Krishtit, që mori përsipër mëkatet e të gjithë njerëzimit./Top Channel
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...