Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar betejën e tij prej jokonformisti të kodit të veshjes, pasi edhe në Samitin e Londrës ka mbathur atlete të bardha.
I njohur tashmë për stilin e tij të veçantë, Rama ka zënë disa herë ballinat e mediave ndërkombëtare për paraqitjet e tij me veshje joformale në takime formale.
Atletet e bardha të Ramës u patën harxhuar mediave goxha ngjyrë të zezë në fjalët dhe fjalitë që përshkruanin dukjen e tij në një nga takimet me presidentin francez Emmanuel Macron.
Kryeministri shqiptar e pati çuar një hap më tutje këtë dimension të tijin kur në takimin me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kishte shkuar në tuta sportive kombinuar me një xhaketë serioze.
I kritikuar jo pak brenda Shqipërisë për dukjen e tij në këto takime, sa edhe i lavdëruar nga të huajt, Rama ka treguar se nuk e shqetëson njëra aq sa nuk e tundon tjetra.
https://twitter.com/BBCPolitics/status/1016764074472984578?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1016764074472984578&ref_url=http%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fatletet-e-rames-vjedhin-vemendjen-edhe-ne-samitin-e-londres%2F
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan