Google ADS

Athinë: Shqiptarët dhe rusët përplasen me armë

17:22 | 17 Qershor 2018
A. B.

Kontrolli i zonave te trafikut duket se ka qenë shkaku i një përleshje me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën Peristeri pas një sherri midis dy grupeve të përbërë nga shqiptarë dhe rusë.

Për arsye qe nuk dihen, të dy grupet dolën në rrugë dhe nisen të qëllonin kunder njëri-tjetrit.

Raportohet për dy të plagosur që janë dërguar në spital. Ndërkohë policia gjeti në vendngjarje 8 gëzhoja. /syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme