Athinë, lëndohen rëndë binjakët shqiptarë

13:03 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku pas zjarrit në një banesë kanë mbetur të lënduar dy binjakë pesëvjeçar shqiptarë.

Mësohet se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë dhe e ka mbyllur derën me çelës për arsye sigurie.

Momentalisht fëmijët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë dhe as për identitetin e fëmijëve të lënduar nga flakët, shkruan syri.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme