Një sasi prej 105 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua mbasditen e së mërkurës nga autoritetet greke në vendin e quajtur Elefsina, në hyrjen e kryeqytetit grek, Athinë.
Sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, agjentët kishin informacion se katër anëtarët e bandës, 2 shqiptarë, një grek dhe një ukrainas, tashmë të arrestuar, do të trafikonin nga kufiri shqiptar në Igumenicë një sasi të madhe lëndësh narkotike.
Autoritetet mundën të mbikëqyrnin fillimisht njërin prej të arrestuarve, një 25-vjeçar shqiptar dhe e ndaluan atë në stacionin rrugor të Elefsinës, ku edhe iu gjetën 50 pako me kanabis, me peshë 105 kilogramë.
Në vazhdim, 25-vjeçari pranoi të bashkëpunonte me autoritetet, duke bërë të mundur arrestimin e anëtarëve të tjerë të organizatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet, si dhe disa celularë, shkruan Top Channel.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Të arrestuarit u dërguan për masë sigurie në Gjykatën e Athinës, ku kërkuan 48 orë kohë për të përgatitur deponimet e tyre.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...