Zëvendësministri i jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, ka lëshuar mesazhe të ashpra drejtuar Shqipërisë në lidhje me pronat e minoritetit grek në Shqipëri.
Në një letër drejtuar parlamentit, ai ka informuar për “shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, veçanërisht ato qe lidhen me pronën.
Katragulos ka thënë se për këto shqetësime të Greqisë, ai ka informuar dhe zyrtarët e Bashkimit Europian.
Ai thekson se respektimi i të drejtave të minoritetit grek është “kusht i panegociueshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar dhe evropian për respektimin në praktikë të të drejtave të Pakicës Kombëtare greke në gjithë territorin e saj dhe përbën një kusht të panegociueshëm, jo vetëm për promovimin e marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe për suksesin e aspiratave evropiane të Tiranës”, shkruan Katrugalos, transmeton Vizion Plus.
Letra e plotë e zv.Ministrit të Jashtëm Katrugalos:
Ministria e Jashtme është duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e të drejtave të minoritarëve tanë në Shqipëri. Ne kemi reaguar menjëherë dhe me vendosmëri kundër lëvizjes së fundit të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht kundër vendimit të miratuar të kabinetit qeveritar, ku i ka dhënë arbitrarisht Ministrisë së Turizmit parcelat e tokës, duke përfshirë edhe pronat private të grekëve etnikë.
Përveç njoftimit tonë, ne vijuam duke informuar komunitetin ndërkombëtar. Natyrisht, kemi patur një theks të veçantë në ngritjen e vetëdijes së Bashkimit Europian, pasi pasuria, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave janë pjesë përbërëse e 5 parakushteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.
Unë i kam dërguar letra Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Znj. Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, të cilëve u theksova seriozitetin dhe kritikën e tyre për situatën si dhe nevojën që pala shqiptare të tërheqë këto nisma legjislative.
Ne kemi biseduar edhe me palën shqiptare, me të cilët janë bërë kontakte për të kërkuar të gjitha sqarimet e nevojshme për këto zhvillime të fundit, se Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar dhe evropian për respektimin në praktikë të të drejtave të Pakicës Kombëtare greke në gjithë territorin e saj dhe përbën një kusht të panegociueshëm, jo vetëm për promovimin e marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe për suksesin e aspiratave evropiane të Tiranës.
Greqia, si një lider në Evropën Juglindore dhe shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, tregon vetëpërmbajtje dhe vepron me maturi e vendosmëri.
Sa për Shqipërinë, kujtoj marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nxitja e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, duke promovuar edhe kushtet e minoritarëve tanë në Shqipëri, për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetit në të dy vendet si dhe në rajon. Por, promovimi i marrëdhënieve dypalëshe kërkon vullnet të ndërsjelltë. Nga ana jonë ne e monitorojnë nga afër respektimin e plotë të parimit të fqinjësisë së mirë nga autoritetet shqiptare si kusht për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...