Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton Gjermaninë ku do të takohet me homologun Heiko Maas një takim me interes të madh edhe për Shqipërinë. Sic Raporton Aleksandër Marku, korrespondenti i Top Channel në Greqi.
Kjo për faktin se në agjendën e bisedimeve të tyre përveç çështjeve dypalëshe , do të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me BE, krizën migratore, rajonin ballkanik si dhe situatën në Egje dhe Mesdheun lindor.
Në bisedën për problemet e Ballkanit një vend të posaçëm do të zërë çështja e dy vendeve kandidate për fillimin e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa dihet pozicionimi i Berlinit, Athina zyrtare ka paralajmëruar Shqipërinë se nëse nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek, Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE.
Në një artikull të fundjavës tek gazeta “TA NEA” ministri Dendias ka theksuar se -“ Për sa i përket Shqipërisë, përfitimet e ndërsjella nga një përmirësim i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme. Por Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të minoritetit kombëtar grek.”
Dendias që viziton Berlinin disa ditë pas kryeministrit Mitsotakis, do të ketë në rend të ditës edhe zhvillimet e fundit rreth Brexit-it, të ardhmes së Europës, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilateral, politike, ekonomike dhe tregtare.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...