Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka reguar në lidhje me atentatin mafioz në Vlorë, ku humbën jetën dy persona, ndër to dhe drejtuesi i OSHEE-së në qytetin bregdetar.
Gjiknuri shpreh ngushëllimet e tij për familjen e Roland Saliut përmes një letre të shkurtër.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu.
Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar.
Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve. Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi!”- shkruan Damian Gjiknuri.
Këtë pasdite në Vlorë një grup atentatorësh të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku drejt shefit të OSHEE-së në Vlorë si dhe ndaj drejtuesit të një TV-je të qytetit, Erven Hysenit. Roland Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa Hyseni, i cili ishte dhe objektivi i atentatit humbi jetën në spital./ Gazeta Express
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...