Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë regjistruar procedimin penal për atentatin e mbrëmshëm në mbikalimin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Procedimi është regjistruar me akuzat “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Dosjen e kanë marrë në dorë prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martinaj dhe Besim Hajdarmataj.
Ata kanë pyetur deri tani vetëm kolegun e tyre Arjan Ndoja i cili pak më herët ka lënë sallën e reanimacionit në Spitalin e Durrësit pasi mori trajtimin për plagët e plumbave në klavikulën e shpatullës së majtë.
I plagosuri tjetër Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur edhe si “Rrumi” ka marrë një plumb në nofull dhe kjo ja ka bërë të pamundur dhënien e dëshmisë së tij për prokurorët. Ndërkohë Andi Maloku është në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pasi ka marrë dy plumba në mushkëri, një ndër të cilët i ka prekur shtyllën kurrizore./opinion.al
Nis darka e të nominuarve me pyetjet nga publiku – E para që...
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza