Ka shkuar në katër numri i viktimave nga masakra e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, kur iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Policia e Shqipërisë bën me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me të shoqen, kur motori i tyre u përplas nga makina Hamza Licit, pasi ishte qëlluar me armë, raporton tch.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe e shoqja, Flutura Basha.
Si ndodhi ngjarja?
Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, djali i kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, më 30 tetor 2023. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.
Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha u nis në spital në gjendje kritike, dhe sot humbi jetën.
Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.
Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.
Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa në kërkim dyshohet se janë shpallur dy persona, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë