Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrii brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i është përgjigjur interesit të medias lidhur me atentatin e një dite më parë në Shkodër.
“Ka një revansh të shtetit të të gjitha agjencive ligjzbatuese kundër krimit të organizuar në vend është një prej sfidave më të rëndësishme. Kjo është një ndër sfidave më të rëndësishme. Në 7 muajt e fundit kemi një shifër historike të idenitifikim, gjetjes dhe ekstradimit të personave me rrezikshmëri të lartë.
Javën e kaluar kemi arritur të ekstradojmë një prej personazhe më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri. Dje kam patur një telefonatë me ministrin e brendshëm të Spanjës lidhur me problematike për grupet kriminale që veprojnë mes Spanjës dhe Shqipërsië shumë shpejt do firmosim memorandum ashkëpunimi.
Policia e Shtetit e ka të qartë, në rastin e Lezhës, ngjarja është zbardhur dhe personat do përballen me drejtësinë. Jam i sigurtë dhe kam besim në ekipin që po drejton hetimin në Shkodër. Nuk kam thënë se në Shqipëri nuk do ketë plagosje, apo ngjarje kriminale. Me rëndësi është që policia e ka rritur fuqinë e saj zbuluese për ti shkuar në fund ngjarjeve kriminale jo vetëm të reja por edhe të vjetra.”tha Balla. /abcnews.al
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor